Janë vjedhur të dhënat personale të 769 mijë personave të cilët kanë dalë në pension nga zona të lidhur me administratën e rajonit të Kalifornisë në SHBA, transmeton Anadolu.
Sistemi i Pensioneve për Punonjësit e Sektorit Publik në Kaliforni njoftoi se shumë njerëz dhe institucione u prekën nga sulmi kibernetik i kryer në qershor duke përfituar nga një dobësi në MOVEit Transfer i cili është një mjet për transferimin e skedarëve (dosjeve).
Në sulmin kibernetik janë marrë të dhënat personale të 769 mijë anëtarëve të sistemit. Në mesin e këtyre përfshihen informacione të tilla si emri dhe mbiemri, data e lindjes, numrat e sigurimeve shoqërore dhe emrat e anëtarëve të familjes.
Ndërkohë bëhet e ditur se lidhur me çështjen janë informuar personat të cilëve u janë vjedhur të dhënat.
Comments are closed for this post.