Shtetet e Bashkuara kanë shënuar nivelin më të lartë të shtrimeve në spital për shkak të gripit në një dekadë, tha drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rachel Walensky.
Deri më sot, 14 të rinj kanë vdekur nga gripi.
Në konferencën për shtyp të mbajtur nga Ëalensky, ajo u tha gazetarëve se spitalet amerikane janë nën presion për shkak të numrit të lartë të pacientëve që po trajtohen për sëmundje të tjera të frymëmarrjes, si virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe Covid-19.
Comments are closed for this post.