Sëmundjet epidemike kanë filluar të përhapen me shpejtësi në mesin e banorëve të Gazës, veçanërisht te fëmijët, pasi pothuajse e gjithë infrastruktura në rajon, përfshirë sistemin shëndetësor, është shembur për shkak të sulmeve izraelite.
Palestinezët, të cilëve iu desh të linin shtëpitë e tyre dhe të kërkonin strehim në kampet në jug për shkak të sulmeve izraelite, po përpiqen të mbijetojnë pa pothuajse të gjitha nevojat elementare.
Shkaktari i shumë sëmundjeve epidemike është mungesa e ushqimit dhe e produkteve higjienike, si dhe pranja e ujit të ndotur.
Ekspertët thonë se nëse nuk arrihet një armëpushim dhe nuk ofrohet ndihma humanitare për rajonin, mijëra njerëz mund të vdesin nga shumë sëmundje, veçanërisht nga epidemitë.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.
Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi për të cilin Tel Avivi pretendoi se vrau rreth 1.200 njerëz.
Prej atëhër, mbi 25.000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite, ndërsa 62.681 të tjerë janë plagosur.
Comments are closed for this post.