Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë komisionet për shëndetësi, për transport, lidhje dhe ekologji, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni juridik-ligjdhënës.
Në rend dite të Komisionit për Shëndetësi janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe Propozim ligji për plotësime të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, të dyja në lexim të parë.
Para anëtarëve të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji do të gjenden Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për banim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sistem hekurudhor dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprimtari komunale, të gjitha në lexim të parë.
Anëtarët e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave duhet ta konfirmojnë agjendën e aktiviteteve të këtij Komisioni.
Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për emrin personal dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për dokumentacion rrugor të shtetasve të Republikës së Maqedonisë të dyja në lexim të parë.
Në seancën e Komisionit juridik-ligjdhënës janë Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për emrin personal, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për dokumentacion rrugor të shtetasve të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për banim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sistem hekurudhor dhe Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprimtari komunale, të gjitha në lexim të parë.
Comments are closed for this post.