Sipas një studimi të fundit, niveli i lartë i hekurit ka dy efekte, pozitive dhe negative për sistemin kardiovaskular. Në njërën anë mund të zvogëlojë rrezikun e arterieve të bllokuara, kurse në disa raste mund ta rrisë këtë rrezik, shkruan Medical News.

Ky studim ka ekzaminuar efektet e sasisë së lartë të hekurit në gjak në shkaktimin e  sëmundjeve kardiovaskulare: hollimin e mureve të arterieve, trombozën e venave dhe pllakat karotide. Këto çrregullime janë shenja të sëmundjes së arteriosklerozës.

Studimi u bë nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Imperial, në Londër dhe u publikua në revistën “Journal of the Americal Heart Association”.

Pavarësisht këtijs tudimi, marrja e sasisë së duhur të hekurit dhe mbajtja e një balance të këtij minerali, ka shumë rëndësi në parandalimin e sëmundjeve siç janë: arteriskleroza, anemia dhe disa sëmundje të mëlçisë.