Studentët që lexojnë në bibliotekën kombëtare “Shën Klimenti i Ohrit” nuk kanë nevojë ta dalin jashtë për të pare se si është moti, sepse këtë ua mundëson tavani i njërës nga leximoret.

Studentët por edhe shfrytëzuesit e tjerë të hapësirave të kësaj biblioteke ankohen për kushtet e këqija me të cilat përballen gjatë të mësuarit.

“Gati se tre vite i frekuentojë leximoret pran Bibliotekës Nacionale Universitare dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë ndryshim në leximore, domethënë kushtet në të cilat ne mësojmë, janë keq e më keq, çdo ditë shkon duke u përkeqësuar dhe aspak drejt përmirësimit dhe kjo flet shumë për faktit se sa janë të interesuara institucionet përkatëse për kushtet në të cilat ne si student studiojmë dhe mësojmë”, u shpreh një student.

“Jo ne nuk detyrohemi këtu të mësojmë, por nuk ka ambient tjetër, siç e shihni kjo është, nuk mund të mblidhemi të gjithë me një vend, patjetër të vijmë edhe këtu”, shtoi një tjetër student.

Drejtori i BKU “Shën Klimenti i Ohrit” Fryzmim Dauti i cili tashmë dy vite është në krye të këtij institucioni e pranon që kushtet nuk janë të përshtatshme për studentët. Dauti për TV21 thotë se ka kërkuar vazhdimisht mjete për rinovimin e bibliotekës por nuk i janë aprovuar mjetet financiare të nevojshme.

“Kuptohet që studentët nuk e meritojnë këtë, por edhe studentët për fat të keq nuk kanë shumë zgjedhje. Disa e preferojnë këtë bibliotekë për shkak të lokacionit, sepse ndodhet në qendër dhe afër Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”. Çdo vit sipas ligjit ne si bibliotekë jemi të detyruar të bëjmë plan-program për vitin e ardhshëm dhe në atë aspekt përbëjnë edhe investimet në bibliotekë. Për fat të keq nuk kemi hasur në mirëkuptim dhe thuajse çdo kërkesë e jona, na janë refuzuar me arsyetimin se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare dhe si rezultat ne nuk kemi arritur që t’i përmirësojmë kushtet për shfrytëzuesit e bibliotekës”, u shpreh Frymzim Dauti – Drejtor i BKU “Shën Klimenti i Ohrit”.

Më mirë nuk janë as hapësirat e tjera të kësaj godine. Mure të vjetruara, tavane të mykura e drita të prishura.