Rusia ka paralajmëruar të martën banorët e kryeqytetit ukrainas, Kievit, që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se do të godiste faqet e komunikimit në Kiev, për të cilat tha se po përdoreshin për “sulme informacioni”, njoftoi agjencia e lajmeve TASS, transmeton Reuters.
Kryetari i bashkisë së Kievit publikoi një video që tregon momentin kur një antenë televizive në qytet u përfshi nga flakët, me sa duket u godit nga një raketë, duke vrarë pesë persona.
Sulmet me raketa në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, vranë të paktën 10 persona dhe lënduan 35 të tjerë, ka thënë këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko. Sulme të ngjashme vranë dhe plagosën dhjetëra në Kharkiv të hënën.
Comments are closed for this post.