Ushtria ukrainase nisi një sulm në shkallë të gjerë në pesë lokacione në frontin jugor të Donetskut, por u pengua të shkelte mbrojtjen ruse, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Konashenkov dha informacione për sulmet e iniciuara nga brigada të caktuara të ushtrisë ukrainase.
“Në mëngjesin e 4 qershorit, me mbështetjen e njësive të tjera ushtarake, armiku filloi një sulm në shkallë të gjerë në pesë zona të frontit jugor të Donetskut duke përdorur brigadat 23 dhe 31 të mekanizuara nga rezervat strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës” tha ai.
Konashenkov tha se Ukraina përdori gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh në sulm dhe vuri në dukje se qëllimi i tyre ishte të shkelnin mbrojtjen ruse nga pika më e dobët e frontit, por ata nuk ishin në gjendje të përmbushnin misionin e tyre.
Comments are closed for this post.