Për shkak krizës me koronavirusin e ri, në Itali rreth 500.000 njerëz do ta humbin punën, ndërsa shkalla e punësimit në këtë vend në periudhën para pandemisë do të kthehet në nivelin e njëjtë madje në vitin 2023, sipas vlerësimit të Agjencisë nacionale italiane për politika aktive të tregut të punës (ANPAL).

Gjysma e vendeve të punës që do të mbyllen këtë vit, vitin e ardhshëm 50 për qind prej tyre do të rihapen.

Italia me më shumë se 60 milionë banorë, para krizës me Kovid -19 ka pasur gjithsej 23,4 milionë persona të punësuar.

Italia me rreth 33.000 viktima të koronavirusit, po ballafaqohet me pasoja ekonomike serioze nga karantina më e gjatë në Evropë, prej të cilës pas 2,5 muaj gradualisht e ristartojnë biznesin.