Banorët e Romës nuk e durojnë dot më erën e keqe dhe plehrat e hedhura kudo në rrugë dhe kërkojnë që të ketë një zgjidhje përfundimtare të problemit të mbeturinave. Një nismë qytetare lufton kundër mullinjve të erës.
Shumë banorë të Romës mendojnë mjaft më. Ata nuk e durojnë dot më erën e keqe dhe plehrat e hedhura kudo në rrugë dhe kërkojnë që të ketë një zgjidhje përfundimtare të problemit të plehrave në qytetin e tyre. Tani është duke u bërë aktive një nismë qytetare. Por ajo lufton kundër mullinjve me erë dhe kundër politikës.
Kurrkush nuk e di ku t’ i hedhë plehrat! Po të udhëtosh me makinën e plehrave nëpër Romë përjeton punën e pashpresë që bëjnë gratë dhe burrat që pastrojnë plehrat. Ndërmarrja shtetërore e plehrave nuk ka asnjë plan dhe punonjësit që dalin në rrugë duhet të paguajnë për këtë. Prandaj plehrat kanë mbetur në rrugë. Madje karabinierët që merren me mbrojtjen e ambientit thonë se gjendja është e pashpresë, nëse qytetarët dhe politika nuk vihen në lëvizje, shkruan DW.
Por qeveria e qytetit, që ndodhet nën politikën e Cinquestelle, Pesë Yjeve, kundërshton ndërtimin e një impianti për djegien e plehrave në territorin e qytetit! Gjithnjë e më tepër janë duke u djegur gropat e plehrave. Në muajin dhjetor madje u dogj një impiant për seleksionimin e plehrave dhe lëshoi shumë dioksid në ajër. Zëvendësshefi i shoqatës së ndërmarrjeve publike për heqjen e plehrave të Italisë, thotë se për t’i dhënë fund gjendjes së emergjencës, duhen investuar të paktën 4 miliardë euro në një impiant të ri. Por kjo nuk pritet të ndodhë nën qeverinë populiste të përbërë nga Pesë yjet dhe Lega. E para gjë që duhet të bëjë Italia është të prodhojë më pak plehra, mendon “Giovanni”, presidenti i nismës qytetare „Osservatorio Salario.”
Roma, qyteti i përjetshëm: i mrekullueshëm nga larg! Kur i afrohesh ndien erën e keqe që sundon gjithandej. Male me plehra para katedrales Petersdom! Dhe malet rriten përditë e më shumë.
Comments are closed for this post.