Roma e ka mposhtur me rezultat minimal Genoan për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Paulo Dybala (64’) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje
Roma do të luajë në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi që sonte ka mposhtur Genoan me rezultat 1-0.
Kërcënimi i parë në këtë ndeshje për gol erdhi në minutën e 21-të kur Martinez pasoi mirë të Abraham i cili goditi por portieri priti për ta devijuar topin në goditje nga këndi.
Pellegrini i Romës bëri një goditje të mirë në portë në minutën e 33-të, por topi përfundoi mbi portë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në pjesën e dytë Roma ishte më këmbëngulëse dhe për herë të parë rrezikoi golin në minutën e 54-të me Dybala.
Nëse herën e parë dështoi, Dybala këtë nuk e bëri në herën e dytë.
Ai mori një top të mirë nga Zaniolo në zonë për të depërtuar me thellë. Argjentinasi do të godiste topin me të majtën e tij duke shënuar kështu golin e vetëm në këtë takim në minutën e 64-të.
Pas golit, Roma kontrolloi mirë ndeshjen dhe Genoa ishte e pafuqishme për ta barazuar rezultatin.
Kështu, Roma e Jose Mourinhos kalon në çerekfinale ku do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Napoli – Cremonense.
Comments are closed for this post.