Rita Ora u shfaq gjysmë e zhveshur me sytjena e fustan në tapetin e kuq të “GQ Men of The Year 2019”.

Ajo kurrë nuk ka frikë të tregojë figurën marramendëse në veshje të guximshme, shkruan DailyMail.

Rita Ora bëri edhe një herë që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo teksa arriti në tapetin e kuq të “GQ Men of The Year Awards”, i mbajtur në bashkëpunim me Hugop Boss në Londër, të martën.

28-vjeçarja dukej mahnitëse në të zeza, veshje në të cilën tregonte linjat e bollshme trupore.

Në pjesën e sipërme ajo mbante një palë reçipeta, kurse poshtë një fustan prej rrjete, në të cilin tregoi të brendshmet.

Kjo është hera e 22-të që organizohet “GQ Men of The Year” dhe mbahet në bashkëpunim me Hugo Boss.

Ngjarja sjell në një vend të famshmit nga bota e modës, sportit, në listë përfshihen edhe këngëtarë, aktorë, e të tjerë.