Gripi i shpendëve është rishfaqur duke mbjellë aq shumë shqetësim në Francë, sa i ka detyruar autoritetet atje ta rrisin nivelin e rrezikut prej sëmundjes nga “i moderuar” në “të lartë”.
Ajo zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane në javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën. Franca e identifikoi javën e kaluar rastin e parë të ri të virusit në një zonë në veriperëndim të vendit.
Rritja e nivelit të rrezikut nënkupton se të gjithë shpezët duhet të mbahen në ambiente të mbyllura dhe duhet të merren masa mbrojtëse shtesë për ta shmangur përhapjen e sëmundjes. Gripi i shpendëve, i njohur edhe si virusi H5N1, u shfaq së pari në vitin 2003 dhe u pasua nga asgjësimi i rreth 100 milion shpendëve në Azi, veçanërisht në Vietnam. Humbjet njerëzore dhe ekonomike prej tij në kohë janë konsideruar si shkatërrimtare.
“Kjo nuk është diçka e re. Transferimi i sëmundjeve nga kafshët tek njerëzit ka ndodhur që prej fillimit të njerëzimit. Por arsyet e prirjeve të reja tani janë globalizimi, ndryshimi klimatik, lëvizja e popullsisë, globalizimi i prodhimeve blegtorale, e të tjera. Çdo vit, shfaqet një sëmundje e re dhe 75% e këtyre sëmundjeve e kanë origjinën tek kafshët”, shprehen ekspertet, sipas të cilëve, edhe globalizimi e ka shtuar mundësinë e përhapjes së sëmundjeve.
Comments are closed for this post.