Po vjen në jetë edhe fëmija i katërt i këngëtarit latin Ricky Martin.

Këngëtari i njohur Ricky Martin nuk e ka fshehur për asnjë çast dëshirën e tij për një familje të madhe.

Dhe së fundmi teksa ai merrte pjesë në fushatën për të Drejtat e Njeriut në Uashington, ndërsa mori çmimin për angazhimin e tij ndaj komunitetit LGBTQ ai dha lajmin e bukur që do të bëhet baba për herë të katërt.

Duke u shprehur për pritjen në formë shakaja këngëtari tha:

‘Dhe në përfundmim dua të them se jemi shtatzënë. Jemi në pritje’ dhe në sallë shpërthyen duartokitjet nga të pranishmit.

Këngëtari është martuar një vit më parë me artistin me origjinë libaneze Jwan Yosef me të cilin u njohën përmes Instagramit.

Ata janë prindër të binjakëve Valentino dhe Matteo si dhe të Lucias së vogël që Ricky e quan me përkëdheli ‘drita e syve të mi’.