Numri i përgjithshëm i rasteve deri sot me COVID-19 në botë ka arritur gati në 10 milionë të infektuar.

Kjo shënon një përhapje mjaft të madhe të kësaj sëmundjeje, që la të vdekur gati gjysmë million persona në shtatë muaj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky numër është dyfishi i virusit sezonal influence që shënohet cdo vjet.

Rritja e numrit të rasteve vjen pas lirimit të masave të kufizimit nga shumë shtete të prekura, për të mundësuar kthimin në punë dhe lëvizjen e lirë.

Amerika Veriore, Latine, dhe Evropa, shënojnë nga 25 për qind të rasteve, derisa Azia dhe Lindja e Mesme shënojnë 11 për qind të rasteve, raporton Reuters.

Rastet e para të COVID-19 u shfaqën më 10 janar në Vuhan të Kinës, ku më pas ky virus u përhap shumë shpejtë në Evropë, SHBA dhe Rusi.

India dhe Brazili janë shtetet më të prekura me nga 10 mijër raste në ditë në këtë valë të re të COVID-19.

Shtetet e Bashkuara që kishin raportuar numrin më të madh të rasteve në botë me coronavirus, kanë arritur të ulin shifrat në muajin maj, por në javët e fundit është shënuar rritje e rasteve në zonat që më parë nuk ishin të prekura. /Telegrafi/