Prezantuesja Lila Filipovska ka arritur në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku duhet të dëshmoj për rastin “Reketi”.
Jozyrtarisht, Filipovska ka tërhequr vëmendjen e prokurores Vilma Ruskovska pas huave të shumta që ajo i kishte dhënë Bojan Jovanovskit-Boki 13. Dyshohet se ajo ka transferuar dy herë në llogarinë e Boki 13 ose të ndonjë kompanie të tij nga 20 mijë euro.
Prokuroria po heton nëse paratë që Filipovska i ka huazuar Boki 13 janë nga zhvatja që ai i ka bërë Orce Kamçevit.
Në rastin “Reketi”, të dyshuar kryesorë janë Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec të cilët dyshohen se kanë përfituar një pronë prej 1.5 milion eurosh ndërsa , Katica Janeva përfundoi në 30 ditë në paraburgim për 5,000 euro mobilje të pranuara, sepse ka ndikuar në procedurat e “Perandorisë”.
Comments are closed for this post.