Në 24 orët e fundit janë kryer 937 teste, ndërsa janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19,

Nga Instituti për Shëndet Publik konfirmojnë se janë shëruar 60 pacientë nga coronavirusi.

Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (69 dhe 91), në periudhën nga 15 maj deri më 7 qershor.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vend prej fillimit të epidemisë është 312.748,, numri i pacientëve të shëruar është 303.065, i të vdekurve është 9.318, ndërsa i rasteve aktive është 365