Depresioni është një çrregullim psikologjik, i cili ka simptoma të ngjashme me ankthin. Disa prej këtyre simptomave janë: mungesa e energjisë, disponimi i ulët, çrregullime të gjumit dhe simptoma të tjera. Gjithsesi ekzistojnë disa receta, që mund t’i përgatitni në kushte shtëpie dhe të cilat e ndihmojnë organizmin tuaj të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe ta luftojë depresionin.
Disa prej këtyre recetave janë:
Ujë me xhenxhefil-
Xhenxhefili ka 14 përbërës bioaktiv, që kanë një ndikim pozitiv në shumë procese metabolike. Sipas një studimi ai ka ndikim pozitiv edhe ne mbrojtjen e trurit, si dhe dëmtimeve që shkaktohen nga stresi. Xhenxhefili rrit nivelin e seratoninës.
Ujë me uthull molle
Uthulla e mollës ka një përdorimtë gjerë në fushën e shëndetësisë. Ajo ka një ndikim direkt në uljen e nivelit të sasisë së sheqerit në gjak duke rritur energjinë. Kjo uthull përmban minerale esenciale për funksionimin normal të organizmit.
Shafran
Shafrani njihet për vetitë e tij bioaktive. Ai zvogëlon simptomat e ankthit, depresionit dhe njëkohësisht rrit nivelin e seratoninës dhe dopaminës. Konsiderohet si njëanti-depresant natyral.
Krahas këtyre recetave, është shumë e rëndësishme që në përgjithësi të konsumoni ushqime të shëndetshme, të bëni aktivitete fizike dhe të bëni gjumë të rregullt.
Comments are closed for this post.