Miss Nigeria nuk e fitoi konkursin Miss World 2019, por fitoi zemrat e shumë njerëzve në mbarë globin, falë një reagimi emocionues pas humbjes së saj.

Nyekachi Douglas zuri vendin e tretë në konkurs e bukurisë. Ndrësa vendin e parë e zuri Miss Xhamajka, Toni-Ann Singh dhe vendin e dytë Miss Brazili, Elis Coelho.

Të tre konkurrentet po qëndronin përkrah njëra-tjetrës në momentin që u thirr emri i fitueses.

Kur u dëgjua emri i Singh, Douglas menjëherë shprehu gëzim për suksesin e rivales së saj.

Ajo filloi të bërtiste nga lumturia dhe të rrotullohej në skenë.

Douglas madje ulëriti përpara fytyrës së shokuar të Singh: “Po vajzë”.

Të treja konkurrentet më pas u përqafuan me njëra-tjetrën.