Shtatë anëtarë të të ashtuquajturit grup “Gazi Baba” të dyshuar në rastin “Mali”, pranuan veprën e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike.
Dy u dënuan me katër vjet e gjashtë muaj secili, një me katër, ndërsa katër tjerë morën nga tre vjet secili.
Sipas prokurorisë, grupi ka blerë drogë, të cilën më pas ia ka shitur blerësve nga Shkupi. Për më tepër, policia sekuestroi një makinë, 18 telefona celularë, një tablet, para të gatshme dhe 21 pako kokainë me peshë 10 gram secila. Të shtatë janë dërguar tashmë në burg. Për shitësit e tjerë të dyshuar të drogës nga fshati Gërçec, hetimi është duke vazhduar.
Në mars të këtij viti, policia tha se kishte arrestuar 22 persona nga Gërçeci, Çair, Saraji dhe Çento nën dyshimin e tregtisë me drogë.
Comments are closed for this post.