Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Frosina Remenski, të akuzuar në lëndën “Aleanca ndërkombëtare”, sot kërkuan largimin e prokurores Vilma Ruskovska. Sipas elaborimit të Jovanovskit, kërkesa për përjashtimin e prokurores është për shkak të rrethanave të reja, gjegjësisht pas përpunimit të një pjese të të dhënave nga telefoni i tij celular, të cilin ia ka kthyer gjykata.

Kjo kërkesë vjen pasi gjykata lejoi Jovanovskin të merrte si provë të dhënat nga telefoni i tij celular, diçka që ai e kërkoi në rastin e mëparshëm “Zhvatja” ku ishte dënuar në mënyrë të paligjshme.

Jovanovski tha se ai ka komunikime në celularin e tij nga aplikacione të ndryshme të cilat tregojnë se Ruskovska veproi e njëanshme.

Jovanovski thotë se ai kishte mesazhe në të cilat Ruskovska përdorte fjalë fyese për ish-prokuroren speciale Katica Janeva.