Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut e ka publikuar raportin javor për gjendjen me COVID-19 në vend.

Sipas raportit, javën e fundit (14 deri 20 shkurt) janë regjistruar 6.119 raste të reja në 34 qytete, që paraqet ulje për 29.2 përqind në krahasim me javën paraprake.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë në Shkup, ndërsa incidenca më e madhe është regjistruar në Negotinë.

Sipas algoritmit të ri për personat e shëruar, javën e fundit si të tillë janë regjistruar 8.797.

Prej rasteve të të infektuarve, 863 kanë qenë të riinfektuar.

Ndryshe, në RMV janë vaksinuar gjithsej 869.763, prej të cilëve 848.573 me dy doza, ndërsa 140.455 me tre doza.