Sot në Shkup mbahet takimi mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Verut. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë me delegacionin ka mbërritur në Maqedoni me aeroplan, ndërsa është pritru nga zv/kryeministri Artan Grubi.

Agjenda:

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake

10.45 – Takim i dy kryeministrave

​11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave.