Numri i rusëve që janë larguar për t’i shpëtuar mobilizimit ushtarak dhe janë drejtuar Finlandës është dyfishuar, sipas rojeve kufitare, shkruan CNN.
Vetëm ditën e djelë, 8,314 rusë kaluan kufirin Finlandë-Rusi, dyfishi i javës së kaluar, tha Matti Pitkäniitty, tha kreu i rojeve kufitare për çeshtjet ndërkombëtare. Duke përfshirë shifrat e së shtunës, 16,886 rusë kaluan kufirin, shumica prej të cilëve kaluan tranzit për në vendet e tjera.
Pas njoftimit të Kremlinit për “mobilizim të pjesshëm ushtarak”, Rusia u përball me protesta mbarëkombëtare dhe një eksod të qytetarëve që po largoheshin nga vendi.
Të mërkurën e kaluar, ministri finlandez i mbrojtjes Antti Kaikkonen tha se vendi po monitoronte nga afër situatën. Finlanda dhe Rusia ndajnë një kufi tokësor që shtrihet për 1,340 kilometra (rreth 830 milje), dhe ka disa pika të kalimit kufitar në dispozicion
Comments are closed for this post.