Bullgaria është e gatshme të rrisë eksportin e energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në përputhje me normat e tregut evropian të energjisë dhe legjislacionin bullgar, tha sot presidenti bullgar Rumen Radev në një deklaratë për mediat lokale.

“Prandaj me presidentin Pendarovski dhe kryetare e Komisionit Evropian diskutuam për mundësitë që Bashkimi Evropian të mbështesë financiarisht Maqedoninë në mënyrë që të shmanget një krizë e mundshme në dimrin e ardhshëm sa i përket furnizimit me energji elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Varet nga vendimet e institucioneve evropiane dhe i takon Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe EMV-së që të paraqesin kërkesat e duhura, për të cilat ne po ndihmojmë”, tha Radev në përgjigje të pyetjes së një gazetari