“Qumështi i Artë” nuk është ndonjë lloj produkti magjik, por thjesht një përzierje erëzash në një gotë me qumësht ! Dietologët e rekomandojnë në mbrëmje dhe përfitimet janë të shumta, duke ditur vetitë dhe vlerat e përbërësve shtesë, duke nisur nga shafrani i Indisë . Kjo erëz është dhe shtojca kryesore, ngjyra e së cilës i ka dhënë emërtimin “Qumështi i Artë” . Shafrani ka veti antioksidante, anti-inflamatore e jo vetëm dhe i kombinuar me piper, vetitë kuruese të turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme
Përfitime të tjera:
· Forcon sistemin imunitar
· Ndihmon tretjen e ushqimit
· Pastron mëlçinë
· Rregullon metabolizmin
· Normalizon tensionin e lartë të gjakut
· Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën
· Trajton problemet e ndryshme të lëkurës
· Ul nivelin e triglicerideve
· Antioksidant, antiseptik, analgjetik
Si përgatitet ‘Qumështi i Artë’?
Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën
Përbërësit (1 person):
1 filxhan qumësht
½ lugë (gjelle) turmerik pluhur
½ lugë (e vogël) piper pluhur
1 lugë (gjelle) mjaltë
½ lugë (gjelle) vaj kokosi
¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur
Përgatitja:
Ngrohni qumështin në zjarr të ulët. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Pasi të jetë ngrohur, shtoni mjaltin dhe shijojeni.
Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).
Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.
Comments are closed for this post.