Quesadilla është ushqim meksikan i cili përbëhet nga një apo dy tortila të mbushura me djathë apo shtesë sipas dëshirës, të gatuara në tigan dhe në fund – të prera në trekëndësha
Më e mira se të gjitha? Bashkë me tortilat e gatshme, ky ushqim do të jetë gati për më pak se dhjetë minuta.
Përbërësit:
– 2 tortila;
– 50 g djathë të grirë në rende;
– 2 lugë të vogla gjalpë;
– erëza dhe shtesa sipas dëshirës.
Përgatitja:
1. Në tigan shkrini një lugë të vogël gjalpë dhe në të përgatiteni si tost një tortilë.
2. Tortilën mbulojeni me djathin e grirë në rende sipas dëshirës.
3. Sipër djathit mund të shtoni qepën e grirë dhe hudhrën, bimë erëzash, copëza domateje dhe speci, fasule të kuqe…
4. Mbuloni djathin me tortilën tjetër dhe me kujdes rrotulloni bashkë.
5. Në tigan shtoni gjalpin e mbetur dhe termikisht përpunoni derisa edhe ana tjetër të bëhet kërcëlluese.
6. Priteni Quesadillën në trekëndësha dhe shërbejeni me kos apo me salcë, sipas dëshirës.
Comments are closed for this post.