Katër kompani me bazë në Zvicër do të marrin fonde shtetërore për të zhvilluar një sërë ilaçesh të reja për trajtimin e koronavirusit, të cilat pritet të jenë të disponueshme deri në fund të vitit 2022, përcjell albinfo.ch.

Kontratat u nënshkruan në kontekstin e Programit Federal të Financimit për Medikamentet Covid-19, të drejtuar nga Zyra Federale për Shëndetin Publik (FOPH) dhe Agjencia Zvicerane e Inovacionit Innosuisse, tha qeveria të hënën.

Vlera totale e katër marrëveshjeve është 27 milionë CHF.

Projektet synojnë të trajtojnë një sërë simptomash të shkaktuara nga një infeksion Covid-19 dhe të zbusin kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e sëmundjes.