Rriten pagat e të punësuarve në shëndetësi, arsim dhe siguri.

Të punësuarit në shëndetësi morën rritje prej 5 përqind me pagën e marsit që u pagua në prill, ndërsa në arsim pagat u rritën për 7 përqind dhe për 12.000 policë pagat u rritën madje për 10 përqind.

Arsimi cilësor është qëllimi ynë dhe pikërisht për këtë arsye mësimdhënësit dhe të gjithë të punësuarit në arsim marrin rritje prej 7 përqind, me çka më në fund rikthehet dinjiteti dhe vlerësimi i punës së tyre. Pagat e të gjithë të punësuarve në arsim deri në fund të mandatit do të rriten për 46 përqind.

Vendosja e rendit dhe rregullit në tërë territorin e shtetit është përkushtimi ynë si Qeveri. Me rritjen e pagave për 12.000 nëpunës për 10 përqind, tregojmë se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve është më e rëndësishme.

Gjithashtu, rritje të pagave prej 5 përqind morën edhe të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, ndërsa për mjekët amë dhe gjinekologët u rrit kapitacioni për 33 përqind, nga 75 në 100 denarë, ndërsa për dentistët u rrit për 23 përqind, nga 61 në 75 denarë. Pagat në shëndetësi për katër vite do të rriten për plot 50 përqind.

Punonjësit shëndetësorë dhe infermieret kujdesen për shëndetin e qytetarëve dhe përkushtimi i tyre duhet të vlerësohet në mënyrë të denjë.

Tre sektorët më të rëndësishëm sigurimi i një sistemi arsimor më të mirë, mbrojtje shëndetësore efikase dhe cilësore për pacientët, si dhe vendosja e rendit dhe rregullit janë thelbësorë për funksionimin e shtetit dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve.

Për këtë arsye, punojmë me përkushtim që të kontribuojmë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në institucionet dhe sistemin.

Ndryshe nga e kaluara, kur rriteshin pagat e funksionarëve, kjo Qeveri ka miratuar vendim që të rriten vetëm pagat e të punësuarve, por jo edhe të funksionarëve.

Qeveria vazhdon të udhëheqë politikë të përgjegjshme. Puna e përgjegjshme sjell rezultate dhe standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët.

Premtuam, u obliguam dhe realizojmë që Maqedonia të jetë sërish e juaja.