Program për mbështetje financiare për prodhimin e energjisë elektrike nga prodhuesit e privilegjuar të cilat shfrytëzojnë premi për vitin 2022 miratoi Qeveria e RMV-së në seancën e djeshme të 130-të.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, programi rregullon kapacitetin total të instaluar të termocentraleve sipas llojit të teknologjive për të cilat do të jepet një premi pas një procedure tenderi dhe kontratave të lidhura për përdorimin e premisë në vitin 2021 dhe sasinë e fondeve të nevojshme për pagesën e primet për energjinë elektrike të prodhuar dhe të shitur në vitin 2022.

Përfitues të mjeteve nga ky program janë prodhuesit e energjisë elektrike të cilët në pajtim me Ligjin për Energjetikë kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të premisë.

“Për realizimin e këtij programi janë paraparë 20.000.000 denarë, të cilat janë të përcaktuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021. Mjetet e këtij programi ndahen në bazë të marrëveshjeve për shfrytëzimin e premisë të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe përfituesit të mjeteve, i cili është përgjegjës për mënyrën dhe dinamikën e realizimit të këtij programi”, theksojnë nga Qeveria.