Për banesë (apartament) apo vilë që nuk e shfrytëzoni do të paguani tatim tre herë më të shtrenjtë, ndërsa nëse nuk e lajmëroni atëherë tatimi do të jetë pesë herë më i shtrenjtë.

Këto janë ndryshimet e parapara të Ligjit për tatimin e pronës, që është shqyrtuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, përcjell INA.

Ndryshimet nëse marrin dritë jeshile në Kuvend parashikohen të hyjnë në fuqi nga 1 janari i 2022.

Qeveria thekson në arsyetimin e saj se me këtë propozim-ligj parashihet ndikim pozitiv në buxhetin e komunave.

Tatimi trefish do të vlejë për apartamentet dhe vilat që nuk janë të shfrytëzuara më shumë se 6 muaj gjatë vitit. Ndërsa ato që nuk lajmërohen fare do të kenë tatim pesëfish më të shtrenjtë.