Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e ekonomisë dhe punës, zëvendësministrin e ekonomisë dhe punës, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Financave dhe këshilltarin në Kabinetin e kryeministrit, mbajtën takim me përfaqësuesit e sindikatave. U bisedua për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin e sindikatave.
Qëndrimi i Qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale është i qartë dhe i bazuar në ligj. Gjegjësisht, sipas ligjit, Qeveria është e obliguar ta përcaktojë nivelin e pagës minimale më së voni deri më 31 mars. Qeveria do të pranojë çdo marrëveshje mes sindikatave dhe punëdhënësve, në momentin kur ajo të arrihet në kuadër të dialogut ekonomiko-social.
Qeveria mbetet partner i punëtorëve dhe punëdhënësve dhe është e gatshme për dialog në çdo moment kur kjo të kërkohet nga palët në procesin.
Comments are closed for this post.