Do të shitet qendra e skijimit Kodra e Diellit. Qeveria thotë se planifikon të kërkojë investitor i cili do të menaxhojë të dy anët e malit, përkatësisht me pjesën e malit Sharr në Maqedoni dhe pjesën e malit që është përtej kufirit me Kosovën. Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, atëherë vendi do të veprojë i vetëm përmes Partneritetit Publiko- Privat ose do t’i shitet një investitori i cili do të ketë detyrim për të blerë dy hotelet shtetërore të ELEM TOURS.
“Gjatë vitit të ardhshëm, do të shpallim thirrje publike për dhënien e Kodrës së Diellit si qendër skiimi, në privatizim të plotë ose si partneritet publiko-privat”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Punonjësit e turizmit besojnë se privatizimi i Kodrës së Diellit duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. Por, edhe nëse gjendet investitori i interesuar, koha nuk duhet të humbet, sepse me mosfunksionimin e kësaj pike, ekonomia në vend humb më shumë. Vetëm një investitor privat mund t’i kthejë turistët në Kodrën e Diellit, thotë Angell Ivanov, një nga punëtorët turistikë më me përvojë në Maqedoni.
“Ne në oborrin tonë e kemi Banskon dhe Borovecin, le t’i japim shans që t’i bëjë konkurrencë Banskos, Borovecit dhe Kopaonikut, vetëm kështu do t’i bëjë konkurrencë. Nga investitori pa pritur besojmë se ai me siguri do t’i rindërtojë dhe rinovojë objektet”, pohoi Angel Ivanov, punëtor turistik.
Hotelet “Mali i Sharrit” dhe “Sllavija” janë në pronësi të kompanisë shtetërore Eelektranat e Maqedonisë së Veriut. Nga EVN thonë se para dy viteve kanë bërë një analizë për gjendjen financiare të objekteve të tyre e cila ka treguar se të dy hotelet janë në gjendje shumë të keqe dhe se rinovimi i tyre nuk është i leverdishëm.
Tani për tani, autoritetet nuk zbulojnë detaje, çka konkretisht do të shitet në Kodrën e Diellit. Nëse përveç hoteleve shtetërore mund të shiten edhe teleferikët, por nëse vallë në shitje do të dalë edhe një pjesë e tokës shtetërore në Kodrën e Diellit. Në dhjetë vitet e fundit, shumica e kritikave për qendrën e skijimit Kodra e Diellit ishin për mungesën e investimeve, dhe me këtë edhe për numrin minimal të mysafirëve dhe turistëve që vendosnin të pushojnë atje.
Çdo zgjedhje, BDI dhe ministrat e saj premtonin se do të gjendet zgjidhje për këtë pikë turistike, por këtë herë kjo është ide e drejtpërdrejtë e kryeministrit Zoran Zaev./Alsat/
Comments are closed for this post.