Një kompani franceze është shpallur fajtore nga Gjykata e Apelit pasi punonjësi i saj gjeti vdekjen teksa ishte me shërbim. BBC shkruan se “edhe pse punëtori vdiq duke bërë seks, sërish kompania u gjet fajtore”.
Ai pësoi atak kardiak në një dhomë hoteli teksa kryente marrëdhenie seksuale me një të huaj. Por ngjarja ndodhi teksa inxhinieri ishte me shërbim pune.
Gjykata në Paris u shpreh me vendim se vdekja e tij ishte një aksident industrial dhe se familja kishte të drejtën e kompensimit financiar.
Firma kishte argumentuar se punëtori nuk po kryente detyra profesionale kur ndodhi vdekja, por sipas ligjit francez një punëdhënës është përgjegjës për çdo aksident që i ndodh punëmarrësit gjatë një udhëtimi pune.
Burri, i quajtur Xavier X, punonte si inxhinier për TSO, një kompani e shërbimeve hekurudhore me qendër afër Parisit.
Ai vdiq në një hotel gjatë një udhëtimi në Francën qendrore në 2013, si rezultat i asaj që punëdhënësi e quajti “një marrëdhënie jashtëmartesore me një të huaj”.
Gjatë procesit të gjatë gjyqësor, kompania kundërshtoi vendimin e Institutit Shëndetësor për ta konsideruar si “aksident në vendin e punës”. Por si përfundim, në aktvendimin e saj, Gjykata e Apelit në Paris u shpreh se “një punonjës në një udhëtim pune ka të drejtën e mbrojtjes sociale ‘gjatë gjithë kohës së misionit të tij’ dhe pavarësisht rrethanave”.
Comments are closed for this post.