Joanna Dennehy është vrasësja më e tmerrshme që njihet në Evropë, dhe vjen nga Britania e Madhe. Ajo për 10 ditë ka vrarë tre burra.

Jeta e kësaj vrasëseje, e cila është dënuar me burgim të përjetshëm, tani po tregohet në një dokumentar. Në mars të vitit 2013, policia angleze gjeti trupat e tre burrave në gropa të ndryshme, të cilët i kishte vrarë ajo.

Njërit prej viktimave, të quajtur Kevin Li, Dennehy ia kishte hedhur kufomën pasi i kishte veshur një fustan të zi në pjesën e sipërme të trupit. Kjo bëri që të shpallej menjëherë si kriminelja më e rrezikshme e Britanisë dhe e Europës.

Ajo u kap pasi plagosi dy burra të tjerë, pak ditë pasi vrau tre viktimat dhe pas dënimit u bë femra e dytë në Britani që merr dënim të përjetshëm.

Në vitin 2018, e burgosura tentoi bashkërisht vetëvrasjen me të dashurën e saj lesbike në burg, por pa sukses.

Ajo ishte e martuar, dhe ka dy fëmijë.