Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski tha se rezultatet e largimit të njerëzve të punësuar në baza familjare, do të jepen sot, transmeton Portalb.mk. Për të shmangur këto situata në të ardhmen, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke realizuar dy aktivitete: formimin e komisionit përzgjedhës dhe kufizimin e pozitave me kohëzgjatje të kufizuar.

“Do të largohen njerëzit. Rezultatet e para do t’i shihni sot. Ta lemë që ajo të jetë me hapa konkrete, të paralajmëruara nga vetë njerëzit e përfshirë në këtë proces”, tha Mançevski, i cili refuzoi të japë më shumë detaje për këtë, pasi që siç tha ai, detajet do të thuhen nga personat që do të largohen.

Duke sqaruar për strategjinë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që punësimet familjare të mos përsëriten në të ardhmen, ka njoftuar se në vijim është realizimi i dy aktivitete: formimin  e komisioni përzgjedhës dhe kufizimin e pozitave me kohëzgjatje të kofizuar.

I pari – komision përzgjedhës me më shumë anëtarë jashtë institucioneve publike

Ministri Mançevski ka njoftuar se hyrja në fuqi i Ligjit për shërbimin në udhëheqësin e lartë, do të siguri për zgjedhjen e individëve, dhe se do të formohet komision përzgjedhës. Komisioni përzgjedhës do të ketë funskion të ngjashëm si me rastin e emërimit të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, por në përbërje do të ketë më shumë pjesëtarë nga jashtë institucionet publike.

“Në këtë komision përzgjedhës, do të ketë më shumë persona nga jashtë institucionet. Ata do ta kryejnë rangimin, dhe do të dorëzojnë listë nga tre ose pesë kandidatët më të mirë. Për këtë koncept jemi duke punuar me SIGMËN dhe Bashkimin Evropian”, tha Mançevski.

I dyti – kufizimi i personave me punë me kohëzgjatje të caktuar

Siç njoftoi ministri Mançevski, hapi i dytë për shmangie të punësimeve familjare, është edhe kufizimi i emërimeve me kohëzgjatje të kufizuar.

“ Puna e dytë që jemi duke e menduar, dhe që do ta realizojmë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, është vendosja e numrit të kufizuar të numrit të personave që mund të jenë të punësuar në bazë të kohëzgjatjes së kufizuar”, tha Mançevski.

Ai gjithashtu njoftoi se zgjidhjet ligjore për këtë çështje do të jenë gati në fund të muajit shkurt.