Madonna e filloi koncertin e saj në Brooklyn me tre orë vonesë. Ylli i popit mërziti audiencën e saj të mërkurën mbrëma pasi ajo nuk arriti t’i përmbahej orarit dhe u shfaq në skenë në orën 23:00.
Koncerti ishte planifikuar të fillonte në orën 20:30, por Madonna doli në skenë pothuajse tre orë më vonë, duke i lënë fansat të zhgënjyer.
Madonna angers fans by starting US kickoff tour performance 3 hours late: ‘F–king rude’ https://t.co/CkyOIqvuoB pic.twitter.com/TcRJa10h71
— Page Six (@PageSix) December 14, 2023
“Nuk më intereson nëse je Madonna. Nëse vonohesh tre orë, je thjesht i pasjellshëm,” shkroi njëri, ndërsa tjetri shtonte: “Koncerti duhej të fillonte në orën 8: 30. Madonna filloi në orën 23:00. E gjithë arena po bërtiste për vonesën e saj. Shfaqje e bukur, por shkoi shumë vonë.”
Një burim i afërt me Madonna tha për Page Six të enjten në mëngjes se kishte disa probleme teknike gjatë kontrollit të zërit, duke e detyruar këngëtaren të vonohej.
Performanca e Mbretëreshës së Popit, megjithatë, mori vlerësime të tilla kur më në fund filloi, saqë disa fansa arritën në përfundimin se në fund të fundit ia vlente të pritej.
Comments are closed for this post.