Prokuroria Themelore Publike Shkup sot dorëzoi në gjykatën kompetente 9 propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkuese kundër 13 personave për shkelje të nenit 206 alinea 1 të Kodit Penal, respektivisht kryerjen e veprës penale – Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.
Të pandehurit gjatë orës policore janë gjetur në lokacione të ndryshme të qytetit, edhe përkundër regjimit të posaçëm për kufizim të lëvizjes nga ora 19:00 deri në ora 05:00.
Prokuroria Publike propozon që të shqiptohen 9 dënime me nga 2 000 euro për gjithsej 13 persona.
Comments are closed for this post.