Qeveria e SDS-së dhe BDI-së, si për të gjitha skandalet e deritanishme, ashtu edhe për ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski, nuk përgjigjen.Qeveria e SDS-së dhe BDI-së nuk i përgjigjet pyetje shumë të qarta, sqaron VMRO-DPMNE.

Pse i paguhen 40 milionë euro për licenca softuerike një kompanie të zgjedhur nga Rashkovski?

Pse edhe pas tre vitesh vazhdojnë ta paguajnë kompaninë e zgjedhur nga Rashkovski, edhe pse i njëjti shërbim para tri viteve ishte 15 milionë euro, tani 25 milionë euro?

Qeveria e SDS-së dhe BDI-së, padyshim që fsheh një krim të mundshëm, ndërkohë theksuam se me paratë për zgjedhjen e një kompanie për licenca do të ishte ndërtuar një klinikë e re dhe do të siguroheshin para për ilaçin Trikafta për qindra pacientë me fibrozë cistike. Për të kujtuar tetë pacientët kritikë, Qeveria miratoi 2.2 milionë euro për Trikaftën