Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi qenkan fejuar në fshehtësi dhe kanë pritur deri sot për të bërë të ditur lajmin e bukur.

Me një dekor shumë romantik, këngëtari është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë partneres së tij.

“Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, me të bukuren time. 03.11.2018. Eni Koçi po mendonte se skena u ndërtua për ‘photoshooting”,-ka shkruar ai duke treguar të fshehtat e propozimit.

Të njëjtat foto i ka publikuar edhe Eni duke shprehur emocionin me disa ‘emoji’. Çifti i njohur i showbiz-it e kanë bërë publike lidhjen e tyre pak kohë më parë, megjithëse dyshimet kanë qenë të forta prej kohësh.

Kohët e fundit detaji i unazës në gishtin e këngëtares u vu re nga shumë media të cilat hodhën dyshime për një fejesë të mundshme, por deri sot asgjë nuk ishte pranuar publikisht nga çifti. Tashmë pritet vetëm dita e dasmës!

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/propozim-endrrash-dalin-pamjet-nga-fejesa-e-eni-kocit-dhe-genc-prelv-626980/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright