Prokurorët rusë kanë kërkuar që kritiku i Kremlinit dhe aktivisti opozitar, Aleksei Navalny të gjobitet me 950,000 rubla (13,000 dollarë) për shpifje ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore, i cili ka marrë pjesë në një video promocionale të organizuar nga Kremlini.
Navalny është talluar me njerëzit në atë video, duke i quajtur “tradhtarë të korruptuar”.
Shpifja sipas ligjit rus është e ndëshkueshme deri me dy vjet burgim.
Veteranët e Luftës së Dytë Botërore respektohen nga shumica e rusëve dhe kritikat ndaj tyre janë të papranueshme në shoqëri.
Procedurat e 16 shkurtit përbëjnë përpjekjet e fundit, të cilat për Navalny dhe aleatët e tij i konsiderojnë të motivuara politikisht dhe me qëllim e vetëm, që ai të mbetet mbrapa grilave.
Më herët gjatë këtij muaji, Navalny është dënuar me gati tri vjet burgim, pasi gjyqtari ka vendosur që ai ka shkelur pikat e një dënimi me kusht, derisa ka qenë duke u shëruar në Gjermani si pasojë e helmimit me agjent nervor.
Burgosja e Navalnyt ka nxitur protesta të mëdha në gjithë Rusinë.
Shumë shtete perëndimore kanë dënuar burgosjen dhe helmimin e tij, për të cilin janë fajësuar agjentët e sigurisë.
Navalny dhe organizata e tij, Fondacioni Kundër-Korrupsionit, janë gjobitur edhe të kaluarën.
Këto përpjekje konsiderohen tentime për të falimentuar anëtarët e saj.
Comments are closed for this post.