“E kuqja është gjak. Nuk e di çfarë ekspertize kanë bërë te mjekësia ligjore. Nuk ka literaturë në Shqipëri për këto. Jam i bindur që i është nënshtruar një rituali të fshehtë…”
Profesori Ervin Karamuça shprehet i bindur se 23-vjeçarja nga Delvina që ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe që në trup iu gjetën simbole “të çuditshme”, ka qenë pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri.
“Unë them ky është ritual. E kuqja është gjak. Nuk e di çfarë ekspertize kanë bërë te mjekësia ligjore. Nuk ka literaturë në Shqipëri për këto. Jam i bindur që i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Nuk e përcaktojmë dot nëse ka qenë magji e zezë apo e ndonjë rituali që kemi ne këtu”, është shprehur profesori.
Më tej, ai tha se Evgjeni Baxho mund të ketë tentuar të dalë nga “ky rrjet” dhe është “hequr qafe”. “E ndjera do ketë tentuar të dalë nga rrjeti. Grupet janë të njëjta, ideologjitë janë të ndryshme. Kur tenton të dalësh nga grupi ata të heqin qafe”, tha Karamuça në Abc News.
Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha që publikoi për herë të parë simbolet e mëposhtme, që ishin në trupin e vajzës, janë shkruar para se ajo të ndërronte jetë. “Shenjat jane shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Nuk janë tatuazhe. Janë shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Autoritetet nuk njohuri në këtë fushë”, ka thënë Hoxha. /abcnews
Comments are closed for this post.