Të rinjtë në Francë nga mosha 18-25 vjeç tanimë do të marrin falas prezervativët duke filluar nga Janari, në një përpjekje për të minimizuar përhapjen e sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Presidenti francez shpalli masën e re shëndetësore në një aktivitet për shëndetin e të rinjve. Emmanuel Macron tha se të rinjtë do të jenë në gjendje t’i marrin ato nga farmacitë dhe e përshkroi masën si një “revolucion të vogël “.

Në 2020 dhe 2021 Franca përjetoi një rritje kombëtare prej 30% të infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Masa e re vjen së bashku me nisma të tjera shëndetësore.

Në vitin 2018 qeveria franceze filloi rimbursimin e kostove të prezervativëve për individët, nëse blihen në një farmaci me recetë nga një mjek. Në fillim të këtij viti , qeveria e bëri kontracepsionin falas për të gjitha gratë deri në 26 vjeç – një veprim që preku tre milionë gra.

Ndërsa ne një postim në Twitter, Macron shkruan se për edukimin seksual në përgjithësi, njerëzit në përgjithësi nuk janë të informuar dhe realiteti është shumë ndryshe dhe të parët që duhet të edukohen janë fëmijët.