Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova, sot do të vizitojë Sofjen, ku do të ndjekë operën “Nabuko” të Xhuzepe Verdit, në interpretimin e Operës dhe Baletit Kombëtar. Në kuadër të vizitës, Siljanovska Davkova në Sofje do të ketë takim edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Në delegacionin e Maqedonisë do të jenë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov.
Comments are closed for this post.