49 mysafirë, shtatë të punesuar dhe 15 vajza që kanë punuar si vallëzuese dhe shoqëruese janë kapur në një lokal afer autostradës Tetovë-Gostivar, duke punuar pas orarit të lejuar. Me këtë rast, policia ka gjetur tri femra edhe në dhomat e motelit. Policia ka arrestuar 18 vallëzuese, prej të cilave 15 nga vende të huaja (Ukraina, Rusia, Serbia, Bullgari, Letonia, etj.). Është kapur edhe një person me pistoletë me iniciale AA.