Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.03.2024) ka vazhduar me kontrolle e intensifikuara në trafik me ç’rastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 gjoba.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 gjoba nga të cilat: 117 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, pesë për kalim në semafor të kuq, 10 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit”, njoftojnë nga MPB.