Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje (02.04.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 96 gjoba, nga të cilat 13 për tejkalim të shpejtësisë, tetë për drejtim mjeti pa patentë shoferi, tre gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë,.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.