Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (18.10.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejua.
Nga MPB thonë se janë sanksionuar 141 drejtues automjetesh. Prej tyre 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 49 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 92 jashtë vendbanimit.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.
Comments are closed for this post.