Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (11.09.2022), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Nga MPB thonë se janë sanksionuar 938 shofer. Prej tyre, 57 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht në vendbanim shpejtësinë e kanë tejkaluar 553 automjete, ndërsa jashtë vendbanimit 385 automjete”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.