Burime nga MPB thonë se, bastisjet janë bërë për dyshime për krim në Llotarinë e Maqedonisë, mëson se mëngjesin e sotëm, policia ka bërë kontrolle në shtëpinëne ish zvëndëskryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe tek ish-drejtori I llotaris së Maqedonisë, Përparim Bajrami
Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç dihet tash më ai ndodhet në Kosovë, ku pas njoftimeve të mediave, ai ka theksuar se është për vizitë private dhe do të këthehet përsëri në Maqedoninë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Llotarisë në Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi. Për të dyshohet se ka ikur jashtë vendit disa muaj më parë, ndërsa familjarët kanë premtuar se do të kthehet përsëri.
Por siç njoftojnë burime nga MPB, në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane.
Comments are closed for this post.